Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 11:01

Prishtinë – Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka rizgjedhur Hasan Pretenin në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Preteni edhe në mandatin e kaluar e ka drejtuar këtë institucion, në krye të cilit kishte ardhur pas një përvoje në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Hasan Preteni është zgjedhur me 54 vota, kundrejt Bashkim Zeqirit që mori 50.

Mandati i tj në krye të AKK-së do të jetë pesë vjet. (LajmeShqip.com)