Lajme Shqip Wednesday, 09 May 2012 23:17

Prishtinë -Shqiptari Haxhi Kastrati nënshtetas i Kosovës i arrestuar më 3 maj nga policia serbe në territorin e Serbisë është liruar nga burgu i Krushevcit.

Vëllai i Haxhi Kastratit, Bedri Kastrati, i ka thënë të mërkurën KTV-së se Haxhiu është liruar të martën dhe i vetmi shpjegim që i është dhënë atij është se “është arrestuar gabimisht”.

Haxhi Kastrati ishte arrestuar nga forcat policore serbe gjersa vinte nga Austria për në Kosovë nëpërmjet Serbisë. (LajmeShqip.com)