Prishtinë- Policia dhe Doganat e Kosovës do të jenë sektorët që do të kenë pavarësinë këtë vit nga kompetencat e EULEX-it, ndërsa sistemi i drejtësisë do të pavarësohet pjesërisht.
Gjysma e stafit të EULEX-it do të largohen brenda këtij viti duke lënë tërësisht të pavarura disa prej institucioneve të rendit dhe drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi tha se anë paraparë tri faza të kalimit të kompetencave nga EULEX-i tek autoritetet vendore, ku në fazën e parë EULEX-i do të jetë bashkëkryesues, në fazën e dytë autoritetet vendore do t’i marrim kompetencat e plota dhe në fazën e tretë EULEX-i do të jetë mbikëqyrës.
Kuqi deklaroi se ky është një tranzicion që do të përcjellët bashkë me tranzicionin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur për shtetin e Kosovës.
Duke i shpalosur edhe prioritetet e tjera të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Hajredin Kuçi tha se projektligji për konfiskimin e pasurisë do të përgatitet këtë vit dhe se për vonesat në procedimin e tij nuk ka faj Ministria që ai drejton.
Tuesday, 17 January 2012 17:20