Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 15:51

Prishtinë – Nga janari i këtij viti e deri tani, Policia e Kosovës ka kryer 57 operacione kundër grupeve të ndryshme kriminale të dyshuar për trafikim,  posedim dhe kultivim të drogave. Në këto operacione janë arrestuar 178 persona, 99 prej të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.

Mësohet se në periudhën janar-maj është konfiskuar 18 kg e 499 gram heroinë;  87 kg e 218 gram marihuanë, 2 kg e 548 gram kokainë,  133 rrënjë bimë kanabis, etj.

Këto të dhëna u paraqitën sot në takimin e Grupit Ndërinstitucional për Implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Drogave 2009-2012.