Prishtinë – Policia e Kosovës në bshkëpunim me EULEX-in, organizoi sot fushatën “Mos i mbyll sytë”, moto e së cilës është vetëdijësimi i qytetarëve për efektet negative që shkakton përdorimi i drogës në shoqëri.
Statistikat e policisë flasin për rritjen e numrit të personave që abuzojnë me narkotikët. Nisur nga kjo, forcat e rendit kanë filluar fushatën me moton “Mos i Mbyll Sytë”.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi tha se fushata ka për qëllim sensibilizimin e opinionit rreth kësaj çështje.
Ndërsa, zv/shefi i Eulex-it Endi Sparks, duke e përkrahur këtë nismë, i ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar për çdo dyshim që lidhet dilerët apo edhe vetë përdoruesit e narkotikëve.
Sparks tha se më tej se po bëhet çdo gjë që është e mundur që fushata të përfshijë edhe veriun e vendit, karshi të gjitha problemeve atje. Policia e Kosovës gjatë 2 muajve do tu shprëndaj qytetarëve mijëra fletushka, fanela dhe aromatizues për vetura rreth efekteve negative që bart përdorimi i drogës.
Wednesday, 27 April 2011 14:29