Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 01:00

Prishtinë– Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 63 vota për, 47 kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2012.

Projektbuxheti i miratuar nga Kuvendi i Kosovës për vitin 2012 është 1.5 miliardë euro.Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2012 janë parashikuar të jenë në vlerë prej 1 miliard e 361 milionë euro, apo 4 për qind më të larta se të hyrat e rregullta të buxhetit të vitit 2011.

Nga këto të hyra, Doganat e Kosovës pritet të grumbullojnë 860 milionë, ndërsa ATK-ja 285 milionë euro.