Prishtinë – Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli në fushatën e tij lobuese u takua sot në Kigali, kryeqytet i Ruandës, me kryeministrin Bernard Makuza dhe ambasadorin Joseph Nsegimana, me të cilët diskutoi për përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend.
Zv/kryeministri Pacolli, sipas njoftimit të dërguar nga një këshilltar i tij u takua me Presidentin e Republikës së Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang, të cilit i argumentoi arsyet e njohjes së shtetit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Pacolli ka udhëtuar në Adis Abeba, (Etiopi), ku ka marrë pjesë në samitin e Unionit Afrikan, mes 52 drejtuesve dhe përfaqësuesve të shteteve të kontinentit afrikan.
Wednesday, 25 May 2011 20:17