Prishtinë-Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve organizuan sot një konferencë për pjesëmarrjen e rinisë në vendimmarrje për përfaqësuesit e këshillave të veprimit rinor, për stafin komunal dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Këshillat e veprimit rinor janë themeluar në vitin 2011 në mbarë Kosovën me mbështetjen e Misionit të OSBE-së për të përfaqësuar interesat e të rinjve në institucione.
Ne kemi arsye për të qenë optimistë, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer.
“Këshillat e veprimit rinor janë themeluar në tërë Kosovën dhe institucionet qendrore e lokale kanë filluar që të adresojnë çështjet e tyre t’iu përgjigjen iniciativave dhe kërkesave të tyre”, shtoi ai.
Shefi i Misionit të OSBE-së shtoi se në vitin 2012 ky mision do të vazhdojë të mbështetë këshillat për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve të tyre me institucionet. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 December 2011 20:43