Lajme Shqip Tuesday, 10 January 2012 12:09

Ministria e Arsimit bën të ditur se në shkollat e Istogut dhe komunën e Dragashit, mësimi është shtyrë deri më 16 janar, për shkak të dëmeve nga erërat e forta para dy ditësh.

 Nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm filluan semestrin e dytë të mësimit, për të përfunduar kështu edhe këtë vit shkollor.

Por, jo të gjithë nxënësit e patën mundësinë që të ulen sot në bankat e tyre të shkollës. Nxënësit e komunës së Istogut dhe komunave të tjera, do të fillojnë mësimin të hënën e ardhshme për shkak të dëmeve që ka shkaktuar moti gjatë ditëve të fundit.

Zyrtarë të ministrisë së arsimit, kanë dalë në terren për të parë nga afër gjendjen në shkollat që kanë pasur më shumë dëme gjatë këtyre ditëve.

Në komunën ë Dragashit mësimi ëhstë shtryrë për shkak të borës së madhe. Gjatë kësaj jave do të bëhen vlerësimet se sa janë të gatshme shkollat e dëmtuara për rifillimin e semestrit të dytë të këtij viti shkollorë.

Ndërsa, për ditët e humbura të mësimit, do të vendosin drejtoritë komunale që t’i kompensojnë të shtunave ose në përfundim të vitit.