Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 16:41

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së për Kosovë, Osnat Lubran, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në sferën e ri-integrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar.

Marrëveshja në fjalë synon implementimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar duke iu ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi, brenda kornizës së Projektit për Tregun Aktiv të Punës në Kosovë.

Projekti implementohet nga UNDP në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.