Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 12:34

Prishtinë-Përcaktimi i vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi duhet të nisë në muajin maj dhe të përfundojë brenda vitit. 

Procesi është shtyrë deri në 2012-n si pasojë e disa paqartësive në procedurë nga ana e qeverisë së Prishtinës, por të dyja palët janë tashmë të gatshme të bëjnë demarkacionin, duke respektuar kufirin administrativ të vitit 1974.

Kosova dhe Mali i Zi ndajnë midis tyre një vijë kufitare 78 kilometra të gjatë, shumica e të cilës është e vendosur në zona të thyera malore. (LajmeShqip.com)