Prishtinë – Sipas mediave kosovare janë dy lista me emra shtetesh, që do t’i bashkëngjiten vendimit të Qeverisë të marrë një ditë më parë, për vënie të regjimit të vizave. Në të parën ndodhen 72 shtete, banorët e të cilave duhet të pajisen me viza në ambasadat e Kosovës apo ato të rajonit me të cilat Kosova ka marrëveshje për shërbime të përbashkëta, ndërsa në të dytën ndodhen 14 shtete, banorët e të cilave me viza mund të pajisen kur të vijnë në pikat kufitare të Kosovës apo edhe në aeroport. 
Janë 18 shtete që kanë njohur Kosovën dhe që do t’u vihet regjimi i vizave. Është edhe Nigeria, një shtet që nuk e ka deklaruar njohjen, por që Qeveria e ka listuar në mesin e shteteve që ia kanë pranuar shtetësinë vendit. Viza do të ketë edhe për popujt e dy vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, Rusisë e Kinës, të cilat pengojnë procesin e anëtarësimit në OKB.
Ndërkaq, kufijtë do të jenë të hapur për shtetasit e vendeve fqinje dhe për ata të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Regjim vizash nuk do të ketë as për shtetasit e Serbisë. Një zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka arsyetuar mospërfshirjen e Serbisë në listë, duke thënë se çështja e kalimeve të banorëve të të dyja vendeve është rregulluar me marrëveshje të veçantë, vjet në Bruksel.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën që prej vitit të ardhshëm të vërë regjim vizash për banorët e një numri shtetesh. Listën e këtyre vendeve nuk e pati publikuar, por pati treguar kriteret në bazë të të cilave është vendosur.
Ibrahim Gashi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se përzgjedhja e shteteve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave është bërë në bazë të kriterit se sa paraqesin kërcënim për sigurinë e shtetit të Kosovës, sa paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Sipas tij, janë marrë në konsideratë edhe vendet e listës së zezë të Schengenit, ndaj të cilave do të vërë regjim vizash edhe Kosova.
72 vendet, banorët e të cilave duhen pajisur me viza në ambasada:
Afganistani Algjeria Angola Armenia
Azerbajxhani Bangladeshi Bjellorusia Benini
Bolivia Burkina Faso Burundi Çadi
Eritrea Etiopia Gaboni Gambia
Gana Guineja Ekuatoriale, Guineja, Guineja-Bisau
India Indonezia Iraku Irani
Jemeni Kamboxhia Kameruni Kape Verde
Kazakistani Kenia Kirgistani Kuba
Laosi (Republika Popullore Demokratike e) Lebanoni
Liberia Libia Majanmari Mali
Maroku Mauritania Moldavia Mongolia
Mozambiku Nepali Nigeri Nigeria
Pakistani Republika Demokratike e Kongos
Republika e Afrikës Qendrore Republika e Kongos
Republika Popullore Demokratike e Koresë Ruanda
Rusia Sierra-Leone Siria Somalia
Sudani Shri-Lanka Tajlanda Tanzania
Taxhikistani Togo Tunizia Turkmenistani
Uganda Ukraina Unioni i Komoreve Uzbekistani
Vietnami Xhibuti Zambia Zimbabve
14 vendet, shtetasit e të cilave duhen pajisur me viza në kufi:
Bregu i Fildishtë Butani Egjipti Ekuadori
Filipinet Gjeorgjia Haiti Kina
Madagaskari Peru Republika Dominikane
Senegali Surinami Xhamajka . (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 11:34