Lajme Shqip Sunday, 06 May 2012 17:00

Prishtinë – Përvjetori i 13-të i vrasjes nga forcat e armatosura të Serbisë të  akademikut Fehmi Agani, u pëkujtua sot nga kryesia e Lidhjes Dekoratike të Dardanisë (LDD), të cilët vendosën   buqetë me lule pranë shtatorës së tij në qendër të Prishtinës.

Në këtë aktivitet ishte gruaja e Fehmi Aganit, familjarë të tjerë të tij e miq. Kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci tha për median se “U mbushën 13 vite prejse fashizmi serb ekzekutoi njeriun që kishte vizionin më të qartë. Pikërisht ai që ishte më i pasuri në shkencë në arsim dhe kishte një porosi gjithmonë, që me punë dhe me dinjitet mund t’i përballojmë të gjitha”.

Daci konsideroi se sot Kosova me përspektivë evropiane është si edhe para vrasjës së akademik Aganit, ndërsa e izoluar me tepër se kurrë, e karantinizuar. “Me sovranitet që nuk e respekton askush, me integritet të cilin as Kosova dhe as institucionet e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë nuk e respektojnë. Me vrasje terroriste të shqiptarëve, me shpërngulje gati në plotëni nga ¼ e territorit të Kosovës”, tha Daci. (LajmeShqip.com)