Prishtinë – Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme kushtuar rigjykimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Lahi Ibrahimajt dhe Idriz Balajt, me 70 vota për dhe asnjë kundër ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që të ketë një gjykim të drejtë dhe të shpejtë, ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës kërkoi që këtij procesi t’i jepet përkrahje institucionale.
Debati dhe kërkesat janë iniciuar nga deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ndërsa janë mbështetur edhe me nënshkrimet e 40 deputetëve të partive të ndryshme.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se Qeveria e Kosovës dhe ai personalisht janë të gatshëm për mbështetje për procesin Haradinaj dhe të tjerët.
Thaçi me këtë rast është shprehur se Kuvendi nuk po debaton vetëm për një individ apo kryetar partie, por për një luftë të drejtë çlirimtare të Kosovës.
Nga fjalimet e deputetëve, veç faktit se Haradinaj dhe të tjerët janë të pafajshëm dhe po mbahen pdrejtësisht në burg, kishte edhe kërkesa që për të gjithë ish-luftëtarët që po gjykohen të krijohet një fond i veçantë për mbrojtjen e tyre.
Kuvendi i Kosovës debatoi në seancë të jashtëzakonshme, sot, në përkrahje institucionale për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Legjislativi kosovar do të kërkoi nga Tribunali i Hagës gjykim të shpejtë dhe fer për Haradinajn, Lahi Ibrahimajn dhe Idriz Balajn. Deputetët, gjithashtu, kanë kërkuar nga institucionet mbështetje për ish-kryeministrin.
Debati është iniciuar nga deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ndërsa është mbështetur edhe me nënshkrimet e 40 deputetëve të partive të ndryshme.
Në cilësinë e propozuesit, deputeti Ahmet Isufi ka kërkuar që legjislativi të nxjerrë rekomandime për rrjedhën e gjykimit ndaj Haradinajt.
Ndërsa, kryeministri Hashim Thaçi tha se këtu nuk po debatohet vetëm për një individ apo kryetar partie, por për një luftë të drejtë çlirimtare të Kosovës, e cila është zhvilluar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Thaçi tha se Qeveria e Kosovës dhe ai personalisht janë të gatshëm për mbështetje për procesin Haradinaj dhe të tjerët.
Ndërsa, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi ka këkruar që pa asnjë rezervë të mbështeten dhe mbrohet luftëtarët e lirisë. Ai tha se kjo situatë ka ardhur si neglizhencë e institucioneve të vendit që nuk ka arritur të mbrojë vlerat e luftës së UçK-së.
Këtë iniciativë në seancën e Kuvendit të Kosovës po e mbështetën deputetët e të gjitha grupeve parlamentare përfshirë ata të pozitës dhe opozitës.
Tuesday, 31 May 2011 15:10