Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 13:12

Prishtinë – Zv/kryeministri Hajredin Kuçi tha se Prishtina do të jetë pjesë aktive në dialogun e nisur me Beogradin ne Bruksel. Megjithatë nënvizoi zv/kryeministri Kuçi, Qeveria e Kosovës do jetë të kujdesshme. Qeveria e Kosovës do të jetë shumë aktive në dialogun me qeverinë serbe, por se i ka të përcaktuara vijat e saja brenda të cilave duhet të gjenden zgjidhjet e problemeve të caktuara.

Kështu deklaroi zv/kryeministri Hajredin Kuçi, duke komentuar rifillimin e sotëm të dialogut me Beogradin në Bruksel. Prishtina do të jetë pjesë aktive në dialog, por shumë e qartë në kërkesat e saj, të cilat duhet të jenë në kuadër të kufizimeve kushtetetuese të Kosovës, deklaroi ai.

“Ne marim pjesë në mënyrë aktive në dialog, do të jemi palë konstrkutive, do të jemi po ashtu të kujdesshëm që në këtë dialog të respektohen të gjitha parimet që i kemi si vend, por edhe si kërkesa nga bota demokratike. Nuk kemi iluzion se gjërat do të lëvizin shumë shpejt, por ne do jemi specifikë në këkresat, në të drejtat tona, që njëkohësisht edhe në zgjidhjet që do të jenë në kaudër të objektivave tona politike, kufizimeve, kushteve që i kemi dhe standardeve ndërkombëtare”.

Serbia ka për synim final arritjen e një modeli të ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinës, për Kosovën, përkatësisht krijimin e një territori politik dhe administrativ për serbët, me epiqendër në veri të vendit, thonë burimet perëndimore në Bruksel.

Diplomatë të një vendi anëtar të BE-së dhe NATO-s thonë se dialogu “teknik” midis qeverisë së Serbisë dhe të Kosovës është një proces i cili gradualisht pritet që të shndërrohet krejtësisht në atë politik, në të cilin Serbia synon që të arrijë një kompromis përfundimtar për statusin e serbëve të Kosovës, kryesisht për pjesën veriore të dominuar dhe kontrolluar krejtësisht nga serbët dhe Serbia.