Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 19:30

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përshëndeti arrestimin e Ratko Mlladicit.

“Arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiç është një lajm i pritur gjatë nga drejtësia ndërkombëtare dhe sidomos nga familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët që e pësuan nga veprimet e tij”, theksohet në komunikatën nga Presidenca kosovare.

Në të shtohet se ky akt dëshmon se krimi nuk vjetrohet dhe se kriminelët asnjëherë nuk mund t’i ikin dorës së drejtësisë.

“Dërgimi i Mlladiçit në Hagë do të mundësojë që të shpjegohet ideologjia që nxiti luftërat në ish-Jugosllavi, duke shkatërruar jetën dhe të mirat e shumë njerëzve. Ky rast do të shërbejë për nxitje që të gjithë kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të

marrin dënimin e merituar, si rrugë e vetme në procesin e pajtimit dhe të heqjes dorë nga e kaluara”, theksohet në komunikatën e sapodhënë nga Presidenca kosovare.