Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 16:40

Prishtinë – Kosova është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe e strukturave të tjera euroatlantike, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.

Në takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jiri Dolezel, ajo shtoi se hapja e dialogut për liberalizimin e vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të Kosovës në familjen e madhe evropiane.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, ambasadori Dolezel theksoi se të dy vendet kanë një bashkëpunim të mirë dhe këtë bashkëpunim do ta intensifikojnë dhe zgjerojnë në shumë fusha dhe se nuk do të mungojë përkrahja e Republikës së Çekisë për rrugën e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.