Prishtinë – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhillar, ka pritur të hënën ministrin e Drejtësisë së Turqisë, Ahmet Kahraman, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në vendin tonë.
Kahraman është takuar edhe me homologun e tij, Hajredin Kuçi, ndërsa gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi.
Din ka theksuar se edhe procesi i numërimit të votave që bëhet në Kosovë është shumë i mirë, por sipas tij duhet të bëhet në mënyrë të sinqertë.
“Varet prej procesit që ju përdorni. Sistemi që ju përdorni është një sistem i mirë. Nuk ka shumë rëndësi se ku bëhet numërimi, por numërimi duhet të bëhet haptazi. Në Amerikë votimi është përmes kompjuterit dhe nuk ka fletë votimi, por edhe nëse nuk është ky lloj i votimit, me rëndësi është që numërimi të jetë i sinqertë”, ka theksuar Din.
Për më tepër ai ka shtuar se NDI është këtu për ofruar ndihmën për ndryshimet në sistemin zgjedhor, por jo edhe për të zgjedhur sistemin e duhur.
“Unë nuk jam këtu për t’u treguar njerëzve si të reformojnë sistemin zgjedhor. NDI është këtu për të ndihmuar në sistemin që ju mendoni se është më i mirë. Është e vërtetë që kemi një eksperiencë në tërë botën. Kemi parë disa gjëra në disa shtete që kanë qenë të mirë dhe disa gjëra tjera që kane qenë gabim, kështu që ne mund t’ju ndihmojmë në këtë mënyrë, por nuk jemi këtu për të zgjedhur sistemin e duhur”, ka deklaruar ai.
Ndryshe në tryezë kanë marr pjesë përveç anëtarëve të Komisionit edhe shoqëria civile dhe organizata të ndryshme.
Monday, 30 May 2011 17:39