Prishtinë – Është bërë prezantimi i Raportit të Punës së Prokurorive Publike të Republikës së Kosovës, ku ishin të pranishëm kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi, zv.kryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi dhe keryprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vreeswijk.
Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, duke folur për raportin në fjalë, ka lavdëruar punën e prokurorive të Kosovës.
Kryeprokurori Kabashi, ka deklaruar se prokuroritë e Kosovës janë shumë të hapura dhe trasnparente në punën e tyre dhe ka bërë të ditur se shumë shpejt do të emërohen edhe 45 prokurorë të rinjë.
Ai po ashtu ka thënë se ekziston një bashkpunim shumë i mirë me prokurorinë e EULEX-it.
Kurse, zv.kryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi, ka theksuar se ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet shteti i Kosovës, është sundimi i ligjit dhe sektori i drejtësisë në përgjithësi.
Kuqi ka përmendur edhe problemet me të cilat janë ballafaquar prokuroritë e Kosovës dhe njëherit ka pohuar se ka besim tek prokuroria vendore.
Ndërkaq, kryprokurori i EULEX-it, Johanes Van Vreeswijk, ka vlerësuar se në Kosovë ka nevojë për një numër më të madh të prokurorëve.
“Vërehet mungesë e prokurorëve në Kosovë, numri i prokurorëve duhet të rritet sepse edhe intensiteti i punëve është në rritje. Mendoj se ka ardhur koha që t’i besohet punë sistemit gjyqësor vendor” ka thënë Vreeswijk.
Ndërkohë, para të pranishmëve. Sahit Shala, udhëheqës i Zyrës së Statistikës dhe Aanlitikës, ka bërë prezantimin e Raportit të Punës së Prokurorive Publike të Republikës së Kosovës.
Wednesday, 18 May 2011 14:39