Prishtinë- Gjykata Kushtetuese e Kosovës në asnjë mënyrë nuk ndikohet nga Qeveria, tha kryetari, Enver Hasani.
Në takimin e fundvitit me gazetarë, Hasani prezentoi rezultatet e punës së gjykatës gjatë këtij viti.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani hodhi poshtë kritikat se Gjykata është ndikuar politikisht nga Qeveria në marrjen e disa vendimeve. “Kjo është e pakuptimtë”- tha kreu i Gjykatës Hasani, ngase kritikohemi vetëm për faktin se kërkesa është bërë nga Qeveria e Kosovës.
Enver Hasani theksoi se është çështje e shoqërive demokratike të kritikojë vendimet e gjykatave, por insistoi se të gjitha vendimet e gjykatës kushtetuese kanë qenë vendime të drejta. Kryetari Hasani prezentoi edhe disa të dhëna për punën e gjykatës kushtetuese për këtë vit, duke theksuar se këtë vit janë mbajtur 142 seanca plenare dhe janë marrë 11 aktgjykime dhe 88 aktvendime.
Wednesday, 28 December 2011 14:31