Prishtinë – Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i shoqëruar nga drejtori i Institutit, Naser Ramadani, mori pjesë në Konferencën e rregullt Mjekësore të KFOR-it, të organizuar në kampin ushtarak amerikan në Bondstill.
Në këtë konferencë, Ministri Agani mbajti një prezantim për procesin aktual të reformave në sistemin shëndetësor të Kosovës, kurse Naser Ramadani, për gjendjen epidemilologjike në vend.
Gjatë takimit në kampin Bondstill, u theksua gatishmëria e dyanshme për bashkëpunim dhe dialog të vazhduar, në funksion të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit të popullatës në Kosovë, si shtyllë kryesore e sigurisë në vend.
Saturday, 07 May 2011 17:09