Prishtinë – “Aksham pazari i aseteve publike”, ishte tema e takimit, në të cilën janë përfshirë projektbuxheti i vitit 2011, privatizimi i PTK-së, autostrada dhe investimet në termocentrale.
Në një takim të përbashkët, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ligjërues të Universitetit AAB RINVEST, kanë folur për zhvillimet e fundit në rrafshin ekonomik.
Drejtori i Fondacionit për Shoqëri të hapur, Luan Shllaku, me theks të veçantë ka folur për autostradën “Rruga e kombit” dhe investimet në termocentrale.
Shllaku, nuk pajtohet me faktin se projekti i autostradës asnjëherë nuk është diskutuar në publik dhe se në të ka munguar transparenca, e cila, sipas tij, po ashtu dukshëm reflekton në buxhetin e Kosovës.
Shllaku, ka folur edhe për vlerat e përcaktuara të projektit të termocentralit “Kosova e re”.
Sipas tij, ky projekt nuk po e mer rrugën e duhur, edhe pse tash e disa vjet ka qenë temë e bisedimeve.
Nga ana tjetër, Lumir Abdixhiku, ligjërues në Univeristetin AAB Riinvest, duke folur për projektbuxhetin e vitit 2011 dhe përfshirjen e PTK-së në të, konsideron privatizimi i aseteve publike po bëhet për nguti dhe borxhe.
Abdixhiku ka folur edhe për marëdhëniet e përfaqësuesve vendorë dhe atyre të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Këta të fundit nuk janë pajtuar me rritjen e pagave në sektorin publik, me ç`rast thuhet se marrëdhëniet midis këtyre dy palve nuk janë si më parë.
Wednesday, 13 April 2011 15:07