Lajme Shqip Sunday, 22 January 2012 08:00

Prishtinë-Viti 2012 do të shënohet më shumë aktivitete me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tha sot ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja,  në një konferencë shtypi.

Duke shpallur prioritetet e Ministrisë për këtë vit, Buja tha se ato janë hartuar në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për arsimin si dhe objektivave të përcaktuara në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës  2011-2016.

Gjithashtu, sipas ministrit Buja, prioritetet janë mbështetur në buxhetin e paraparë për MASHT, i cili është 18 për qind më i madh se vitin e kaluar.

“Objektivat tona përkojnë edhe me sfidat që dalin nga Raporti i Progresit, e që është detyrë e të gjithëve që t’i adresojmë dhe realizojmë sa më pare”, tha ministri Buja. (LajmeShqip.com)