Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 12:53

Prishtinë-Policia e Kosovës, njofton se aksidentet nuk janë të rënda, por u bënë thirrje qytetarëve, që të pajisen me mjete dimërore për trafik. Ndërkohë, rrugët janë përgjithësisht të kalueshme, me përjashtim të rrugës Kullë-Rozhajë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, bën të ditur se të gjitha rrugët magjistrale në Kosovë përgjithësisht janë të kalueshme.

Por disa rrugë kanë vështirësi qarkullimi, për shkak të ngricave dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, thotë Sadriu.

Zëdhësnësi i policisë, Sadriu, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar rreth 17 aksidente në trafik.

Ndërkohë në komunën e Dragashit bora ka arritur trashësinë deri në 2 metra. Tafil Krasniqi, drejtor për shërbime publike dhe emergjencë, thotë se disa nga fshatrat e Gorës janë bllokuar nga te reshurat e mëdha.

Ai thotë se është intervenuar në ato fshatra ku ka njerëz me dializë për t’i  transportuar në spitalin e Prizrenit

Policia u bën thirrje qytetarëve në komunikaci0n, që të kënë pajisjet dimërore me vete dhe shpejtësinë e lëvizjes ta kenë të ulët, në mënyrë që të eliminohen aksidentet. (LajmeShqip.com)