Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 19:12

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis sot për në Poloni, ku do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore, i cili do të mbahet në Varshavë, më 27 dhe 28 maj.

Në njoftimin nga Presidenca e Kosovës theksohet s’e në Samit do të merë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.