Prishtinë – Nëntë persona janë arrestuar nga Departamenti i Policisë Kufitare për trafikim me emigrantë dhe armë si dhe falsifikim dokumentesh.
Policia e Kosovës prezantoi rezultatet edhe të një aksioni kundër krimit të organizuar. Ministri I brendshëm Bajram Rexhepi tha se shkatërrimi i rrjeteve të krimit të organizuar është prioritet për policinë.
Këto të gjitha katër ,pesë aksione të fundit janë në atë drejtim.Natyrisht që edhe kjo është një kontribut edhe njeher po e perseris në procesin për liberalizim të vizave në fushën më të nderlikuar që është siguria ku bëjnë pjesë krimi i organizuar dhe korrupcioni në kërim të organizuar mendohet me trafiqet me qenie njerëzore dhe narkotik. Në aksionin e fundit janë arrestuar nëntë shtetas të Kosovës të dyshuar për përfshirje në trafikimin e emigrantëve dhe armëve si dhe falsifikimin e dokumenteve.
Arrestimet janë bërë në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Podujevë. Ky grup kriminal ka bërë kontrabandim me migrant nga shtetet e Azisë, Afrikës përmes Kosovës dhe Serbisë, Hungarisë për në shtetet perëndimore. Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar t’i përmbush objektivat që ka caktuara në ofrimin e sigurisë pqr të gjithë qytetaret e vendit, me theks të veqant ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore në luftimin e krimit të organizuar.Vetëm gjatë dy javëve të fundit policia ka ndërmarrë disa aksione në të cilat ka konfiskuar mbi 600 kilogramë drogë ashtu si edhe armë të ndryshme. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 July 2012 17:03