Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 18:30

Prishtinë – Ministri i Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Gerarld Howarth, ka pritur ministrin e FSK, Agim Çeku dhe komandantin gjeneralmajor Kadri Kastrati, në një takim ku u diskutua  për  bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat.

Sipas Ministrisë kosovare, ministri Gerarld Howarth premtoi përkrahje në të gjitha drejtimet për FSK-në. Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua mundësia e angazhimit të FSK-së në misione paqeruajtëse, së bashku me Ushtrinë e Britanisë së Bashkuar.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Britaninë e Madhe, delegacioni i FSK-së ka pasur takime të shumta me personalitete të larta ushtarake dhe civile.

Sot, ministri dhe Komandanti i FSK-së, në Akademinë Ushtarake Sandhurst, marrin pjesë në një paradë solemne, me rastin e diplomimit të kadetëve të saj. Në mesin e të diplomuarve është edhe Faton Bekteshi, pjesëtar i FSK-së.