Prishtinë – Kryetari Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Hivzi Islami, tha se zgjedhjet për anëtarë të rinj të Akademisë mbahen çdo katër vjet dhe se shpallja e tyre bëhet gjashtë muaj para mbajtjes së seancës zgjedhore të kuvendit.
“Akademia zgjedhë anëtarë korrespondentë, anëtarë të rregullt anëtarë të jashtëm dhe anëtarë nderi. Propozimin e paraqesin sipas ligjit dhe statutit….numri sipas akteve tona normative nuk është i kufizuar, por buxheti është i kufizuar dhe kohët e fundit kemi nxjerrë mjetë për 10 anëtarë.”
Kryetari i Akademisë hodhi poshtë spekulimet që në Akademi pranohen njerëz të ndonjw subjekti politik, konkretisht tw LDK-së. Ai tha se ligji nuk e ndalon askënd të konkurrojë për anëtarë të akademisë.
Ndërkohë, akademiku Mehmet Kraja, tha se këshillat mësimore shkencore nëpër fakultete dhe institute, duhet të jenë serioz në propozimet e tyre dhe të mos mbështeten në lidhje apo interesa personale.
E lidhur me kritikat e akademikut Rexhep Qosja për mungesën e akademikëve në disa seksione, kryetari i Akademisë Hivzi Islami, tha se vet zoti Qosja ka mungesë, i cili siç tha prej 12 vjetësh nuk ka shkelë në Akademi.
Anëtarët e akademisë zgjedhën me vota të fshehta dhe nuk ka numër të kufizuar të anëtarëve. Propozimet e arsyetuara duhet t’i dërgohen Kryesisë së Akademisë deri më 5 shtator të këtij viti dhe duhet të përmbajnë të dhëna të hollësishme për punën shkencore ose për veprat artistike të kandidatit. (LajmeShqip.com)
Friday, 25 May 2012 19:20