Beograd – Bashkimi Evropian ka përcaktuar tri kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.
E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërkaq dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e medeave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.
Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.
Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë i qëlluar” dhe tash priten rezultatet e para .
Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e strukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.
Në muajin dhjetor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 13 November 2012 11:18