Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 18:20

Prishtinë- Mbi 30 kontrabandistë shqiptarë të Mitrovicës, por edhe më gjërë janë marruar në pyetje nga Prokuroria Sepciale e Kosovës në Prishtinë, të gjithë këta persona janë pyetuar për punën që ata kanë bërë duke bashkëpunuar në kontrabandë me Zvonko Veselinoviçin.

E tërë kjo është bërë që ndaj Vllezërve që mbahen nën arrest në Serbi të ngrihet një aktakuzë dhe të kërkohet ekstradimi i tyre në Kosovë nga Serbia kanë njoftuar burime të portalit.

Prokuroria Speciale e Kosovës së bashku me Prokurorin e Qarkut të Mitrovicës po punojnë për grumbullimin e dokumenteve, provave dhe fakteve për ti bërë kërkesën Beogradi, për dorëzimin e vëllezërve Zvonko dhe Zharko Veselininoviç.

“Jemi në përfundim të procesit të mbledhjes së dokumenteve që do të dëshmojnë se Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë qytetarë të Kosovës. Pastaj dokumentacionin do ta dërgojmë në Interpol, Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e tyre në Kosovë”, ka thënë kryeprokurori i qarkut të Mitrovicë Shukri Syla për media.

Veselinoviçët nga drejtësia e Kosovës akuzohen për kontrabandë dhe krimi të organizuar si dhe në dy rast ataj janë person e dyshuar se kanë vrarë në veri të vendit qytetar të Kosovës të nacionalitetit serb.

Po ashtu kapot e krimit dhe të barikadave në veri të vendit janë persona të dyshuar se kanë sulmuar me armë zjarri edhe pjestarë e NATO-së të kontigjentit, amerikanë dhe gjermanë në Jarinjë si dhe të kontigjentit gjerman dhe austriak në Jegenicë ku janë plagosuar rreth 50 pjestarë të KFOR-it.

****************************

Mitrovicë- Zyrtarë të Kosovës po punojnë për grumbullimin e dokumenteve për të bërë kërkesën te Beogradi zyrtar për dorëzimin e vëllezërve Veselinoviç, Zvonko dhe Zharko.

“Jemi në përfundim të procesit të mbledhjes së dokumenteve që do të dëshmojnë se Zvonko dhe Zharko Veselinoviç janë qytetarë të Kosovës. Pastaj dokumentacionin do at dërgojmë në Interpol, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të kërkojë ekstradimin e tyre në Kosovë”, ka thënë për Balkan Insigt kryeprokurori në Mitrovicë Shukri Syla.

Ai beson se kërkesa do të dërgohet në janar, transmeton B92. Ai thekson se ka pak gjasa për ekstradim asi ndërmjet Kosovës e Serbisë është nënshkruar marrëveshja për ekstradim por edhe për shkak të politikës.

Beogardi do të jetë në presion të vazhdueshëm për dorëzimin e Veselinoviqëve pasi ata akuzohen se kanë plagosur edhe ushtarë të NATO-s.