Prishtinë – Mbahet konferenca ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome.
8 prilli shënon Kongresin e parë Ndërkombëtar Rom të vitit 1971 dhe përpjekjet e para të komunitetit rom për t’u bashkuar me qëllim të zgjidhjes së problemeve me të cilat ky komunitet përballej anekënd Evropës.
Institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe përfaqësues romë do të kujtojnë këtë ditë të rëndësishme, duke kremtuar në vazhdimësi 8 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
Duke shënuar këtë ngjarje, Qeveria e Republikës së Kosovës promovon kulturën rome në diversitetin e saj dhe thekson përkushtimin e plotë për të përmirësuar kushtet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.
Friday, 08 April 2011 11:08