Prishtinë -Ambasadori Amerikan, Christopher Dell dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj nënshkruan dy marrveshje lidhur me armët e shkatërrimit në masë.
Marrëveshja për mospërhapje të Armëve të Shkatërimit në Masë, mbështetet në bashkëpunimin e suksesshëm, me ç’rast Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Kosovës një spektër të gjërë programesh kundër-përhapjes, që kan të bëjnë me kontrollin e eksportit dhe sigurisë së kufirit, siguruar nga Qeveria Amerikane në bashkëpunim me programet e Departamentit të Shtetit.
Lidhur me nënshkrimin e dy memorandumeve siguri dhe arsim ambasadori Kristofor Dell tha se kjo këto dy marrveshje nuk e paraqesin vetem një rrugë të cilën duhet njdekur Kosova por është një mardhënje të cilën duhet zhvillohet në mes miqëve, aletaeve dhe dy shtetve të pavarura.
“Këto marrveshje nuk e paraqesin rrugën një kahshe, ato janë marrveshje që mbeshtesin njera tjetren. Këto janë marrëveshje që pritet të zhvillohen në mes shteteve mike, aleate, sovrane dhe të pavarura”
Memorandumi për programin Akademik ‘Fulbright’ të Shkëmbimeve, mbështetet në programet që deri më tani, me sukses kan shkëmbyer dhjetra bursista në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Kosovës do të participoj në financimin e programit të shkëmbimeve dhe në tri vitet e ardhshme do të siguroj nga 100.000 Dollarë në vit, për këtë program. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 23 May 2012 18:22