Prishtinë -Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë takimit sot me ministrin e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë, Orsat Miljenic, tha se Republika e Kosovës dhe ajo e Kroacisë kanë marrëdhënie shumë të mira, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit kroat për Kosovën, në të gjitha proceset e zhvillimit të saj.
Po sot, ministri Kuçi dhe ministri Miljenic nënshkruan marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Duke vlerësuar këtë marrëveshje si të rëndësishme për dy shtetet në luftën kundër dukurive negative dhe krijimin e një shoqërie demokratike, ku sundon rendi dhe ligji, të dy ministrat shprehen gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në fushën civile dhe në atë të gjyqësorit.(LajmeShqip.com)
Friday, 11 May 2012 14:45