Prishtinë – Seminari dy ditorë “Republika e Kosovës dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale” filloi punimet në Prishtinë. 
Kosova ka ndërtuar kapacitetet e saj dhe ka treguar vullnet dhe gatishmeri për të bashkëpunuar me Gjykatën ndërkombëtare penale. Në raport me drejtësinë ndërkombëtare Kosova është më së miri në rajon. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuci tha se
Kosova synon të jetë partner në secilin rast në luftimin global të krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, terrorizmit dhe avancimin e një ndër premisave themelore të demokracisë që është mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Qytetarët dhe Institucionet e Kosovës kanë treguar në vazhdimësi korrektsin e tyre sa i përket bashkëpunimit me tribunalin ndërkombëtarë të Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi .Do të thoja se është një ndër shembujt me korrekt të këtij bashkëpunimi në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë.
Ndërsa ambasadori i Gjermanisë Ernest Richel tha se krimet nuk duhet të mbeten të pa ndëshkuara. Të gjith ata që kryejnë krime e veqanarisht krime të luftës dhe kundër njërzimit nuk duhet të mbeten të pa ndëshkuar.
Seminari do të vazhdoj punimet edhe nesër ku ekspert nga Tribunali i Hages do të trajtojnë tema nga fusha të ndryshme të drejtësisë dhe praktikat e gjykatave ndërkombetare. (LajmeShqip.com)
Friday, 08 June 2012 13:10