Lajme Shqip Monday, 28 May 2012 18:50

Bukuresht – Gjykata rumune e dënoi sot me shtatë vjetë burg pa pasur mundësi për ankimim, ish ministrin e Bujqësisë për shkak të akuzës për korrupsion dhe keqpërdorim të postit zyrtar.

Vendimi i gjykatës lidhur me gjykimin e ish-ministrit Joan Avram Mureshan është përfundimtar, njoftojnë mediat rumune.

Drejtoria kombëtare për luftë me korrupsionin filloi hetim kundër Mureshan më 12 shtator të vitit 2003. Mureshan u akuzua së bashku me dy nëpunës të tjerë nga Ministria e Bujqësisë se kanë orientuar mjete nga fondi duke i sjellë dëm shtetëror prej 29,5 miliardë lei. (LajmeShqip.com)