KORE – Koreja e Veriut bëri sot të ditur se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore. Në njoftim thuhet se testi përfshiu një pajisje ne miniaturë, që kishte një forcë më të madhe shpërthyese, sesa forca e provave te mëparshme të kryera nga Peniani.
“Një provë e tretë bërthamore u krye me sukses”, njoftoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve, KCNA duke shtuar se ky operacion kishte si qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe sovranitetit të vendit kundër armiqësive të vazhdueshme të SHBA-së.
Testi bie ndesh me Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, që i bëjnë thirrje Koresë së Veriut, që të ndalojë punën për të zhvilluar armë bërthamore. Agjencitë sizmologjik raportuan të martën për një tërmet në Korenë e Veriut, me magnitudë 5 ballë.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se besonte që Peniani kishte kryer një test që përfshin një pajisje bërthamore me një eksploziv midis 6-7 kilotonësh.
OKB – TAKIM I KËSHILLIT TË SIGURIMIT MBI TESTIN E TRETË BËRTHAMOR
Diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit pritet të takohen sonte vonë për të diskutuar mbi situatën. Ndërkohë, presidenti Obama bëri thirrje për një reagim të shpejtë dhe të besueshëm nga komuniteti ndërkombëtar. Ai theksoi se testi bërthamor nuk e bënte Korenë e Veriut më të sigurte duke shtuar se Uashingtoni do të qëndronte vigjilent në angazhimet e saj në Azi.
LONDRA KËRKON NJË PËRGJIGJE TË ASHPËR NGA OKB KUNDËR KORESË SË VERIUT
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague dënoi sot provën e tretë bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërkoi një përgjigje të ashpër nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Dënoj ashpër këtë veprim që shkel rezolutat 1718, 1874 dhe 2087 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, deklaroi shefi i diplomacisë britanike në një komunikatë. Britania e Madhe do të fillojë bisedimet urgjente me partnerët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërkoi një përgjigje të fortë ndaj këtij zhvillimi të fundit.
JAPONI – SHINZO ABE: PROVA BËRTHAMORE KOREANO-VERIORE NJË VEPRIM PËR TË ARDHUR KEQ
Kryeministri japonez, Shinzo Abe dënoi sot provën tjetër bërthamore të Koresë së Veriut duke e cilësuar si një keqardhje shumë e madhe.
Kjo provë shkel një serë rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky veprim është shumë për të ardhur keq dhe ne do të vazhdojmë të protestojmë me forcë”, deklaroi Abe, pak pas konfirmimit nga Pheniani të kësaj prove.
Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes theksoi se fuqia e shpërthimit të kësaj prove bërthamore ka qenë 6-7 kilotonë, kundër një kilotoni për provën e vitit 2006 dhe dy dhe gjashtë për atë të vitit 2009.
Bomba atomike e lëshuar nga amerikanët në Hiroshima ka qenë 15 kiloton.
Për organizatën e trajtimit të ndalimit të plotë të provave bërthamore (CTBTO) me bazë në Vjenë, prova bërthamore nga Pheniani përbën një kërcënim të qartë për sigurinë ndërkombëtare.
PEKINI SHPREH QËNDRIM TË ASHPËR NDAJ TESTIT BËRTHAMOR TË PHENIANIT
Kina shprehu sot qëndrim të ashpër pasi Koreja e Veriut kishte realizuar provën e tretë bërthamore, të zhvilluar në nëntokë, veprim që u konsiderua një akt provokator dhe u dënua nga pjesa më e madhe e faktorëve të komunitetit ndërkombëtar.
”Republika Demokratike dhe Popullore e Koresë së Veriut ka zhvilluar një provë të re bërthamore pavarësisht kundërshtimeve të mbarë komunitetit ndërkombëtar. Qeveria kineze shpreh qëndrimin e saj të vendosur kundër këtyre akteve”, deklarohej në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme kineze.
”Kina konfirmon qëndrimin e saj të vendosur në favor të denuklearizimit të gadishullit, po ashtu pro luftës për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Azinë e Veriut”, theksohej në deklaratën e ministrisë.(LajmeShqi.com)
Tuesday, 12 February 2013 14:23