Penjan-Ka vdekur në moshën 69 vjeçare, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Il. Lajmi I vdekjes së tij u konfirmua nga televizioni shtetëror koreano-verior.
Kim Jong Il, I cili drejtoi vendin komunist që pas vdekjes së të atit, në vitin 1994, ndërroi jetë ndërsa po udhëtonte me tren jashtë kryeqytetit për shkak të një infarkti.
Sipas mediave, lideri koreano-verior vdiq të shtunën por lajmi u bë publik vetëk sot ndërsa mësohet se autoritetet e kanë shpallur ditë zie kombëtare deri më 29 dhjetor.
Në vitin 2008, Kim Jong Il pësoi një infarkt, çka bëri që ai të mos dilte në publik për muaj të tërë.
Pasardhesi i tij mendohet të jetë djali i tij, Kim Jong Un i cili është rreth 20 vjeç.
Kim Jong Il do të mbahet mend veç të tjerash për sfidimin që i bëri komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të Koresë së Veriut vuanin nga uria.
Funerali per liderin komunist do te zhvillohet me 28 dhjetor ne Penjan. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 December 2011 16:37