Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 16:12

Një studim i ri i bërë nga disa studiuez kanadezë për Nënën Terezë, ka vënë në pah se “ajo nuk u ka ndihmuar të varfërit, përkundër që ka pasur qasje në pasuri të shumtë”.

“The Times of India” e cila transmeton një esse kontraverse që është shkruar nga disa autorë për figurën e Nënës Terezë, thotë se Vatikani është përkujdesur gjithnjë për paraqitjet e saj publike “në kohën kur po bëheshin dredhi për ta shenjtëruar atë”.

Sipas studimit, Nëna Terezë më shumë është lutur se sa që u ka ndihmuar të varfërve.

Njëri nga studiuesit, Serge Larivee nga Universiteti Montreal, nga departamenti i psikoedukimit, ka thënë se Nënë Tereza ka punuar por askush nuk e di se ku kanë shkuar miliona dollarë që ishin të destinuar për të varfërit.

Studimi gjithashtu vlerëson se Nëna Terezë kishte kryer 517 misione humanitare në 100 vende por shumë njerëz kanë vdekur gjatë kohës së saj.

Studiuesit, kanë ardhur në këto përfundime në bazë të 96 hulumtimeve origjinale që janë nxjerrë si konluzione për Terezën, shkruan uebfaqja “U of M”, e që transmeton Huffington Post.

Të gjeturat e tyre do të publikohen në një gazetë franceze në sektorin e Religjionit dhe Shkencës.

Disa nga referencat e eseistëve, përfshijnë revista mjekësore dhe gazetarin britanik Christopher Hitchens, i cili Nënën Terezë e kishte quajtur “mashtruese”.

Ndryshe, fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Nëna Terezë, që këtë çmim e mori në vitin 1979, në uebsajtin zyrtar të Nobelit, paraqitet si një figurë mjaft pozitive me theks të veçantë për punën e saj humanitare në Kalkutë.