Sipas një studimi të bërë në Universitetin Mjekësor të Harvardit, një dietë me mish të kuq mund të shkurtojë jetëgjatësinë, raportoi sot BBC.
Studimi analizoi 120.000 njerëz dhe tregoi që mishi i kuq shtonte rrezikun për vdekje nga kanceri dhe problemet me zemrën.
Ekspertët këshillojnë që të zëvendësohet mishi i kuq me peshk dhe pulë për të ulur rreziqet. Kërkimi analizoi të dhënat e 37.698 burrave, mes viteve 1986-2008, dhe të 83.644 femrave mes 1980-2008.
Studiuesit thanë se një porcion i përditshëm i mishit të kuq në dietë mund të rrisë rrezikun e vdekjes 13%, nga problemet kardiovaskulare 18% dhe nga kanceri 10%. Përsa i takon përdorimit të mishit të përpunuar, ky rrezik është më i lartë se 20%.
Studiuesit thanë se yndyra e ngopur që gjendet tek mishi i kuq mund të jetë faktori për dobësimin e zemrës.
Wednesday, 14 March 2012 14:44 