Tiranë- Seksioni Konsullor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të fillojë ë premten, datë 6 janar shërbimin “Pyetje për Konsullin” në faqen facebook të Ambasadës (www.facebook.com/usembassytirana.) .
Zyra e shtypit e Ambasads Amerikane nëTiranë bëri të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat se ky shërbim iu ofrohet individëve që kanë pyetje mbi proceset e vizave për të vizituar apo jetuar në Shtetet e Bashkuara me qëllim ofrimin e informacionit të saktë dhe në kohë lidhur me shërbimet që ofrohen nga Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA.
“Miqtë e faqes facebook të Ambasadës do të ftohen të drejtojnë pyetje të përgjithshme dhe një zyrtar konsullor do të përgjigjet, duke mbuluar një gamë të gjerë temash me interes për ata që interesohen për të udhëtuar apo jetuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ambasada njofton se për shkak të natyrës publike të këtij shërbimi, nuk do të diskutohet asnjë pyetje individuale apo çështje specifike vize ndërsa pyetjet në lidhje me kërkesat personale për viza joimigrimi dhe imigrimi mund të drejtohen në adresën tiranausconsulate@state.gov.
Thursday, 05 January 2012 13:48