Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 10:15

Tokio –  Prodhuesi japonez i elektronikës “Soni” ka në ofertë një komponent shtesë, interesante për pajisjet e veta transmetuese nga seria “Vajo” (Vaio).

Bëhet fjalë për “perde” elektronike në lloj të panelit të tejdukshëm që mundëson shikim të filmave tredimensional dhe fotografi pa syze shtesë.

Paneli shfrytëzon teknologji lentikulare (me thjerrëza), e cila reflekton fotografi të ndryshme për çdo sy dhe kështu krijon efekt të thellësisë.