Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 10:47

Shkup – Mbeten ende më pak se dy muaj deri në zbatimin e ligjit që i lidh kompanitë që janë prodhuese ose importuese që të kujdesen për paketimin e produkteve, kurse pjesa më e madhe e tyre, edhe përkrah dënimeve të mëdha, janë të papërgatitur dhe të painformuar. Kompanitë kanë tre mundësi për të mbledhur shishe të plastikës, tegela, konserva dhe lloje tjera tё hedhurinave. Mund të lidhin kontratë me kompanitë me licencë, dhe vetë të organizojnë mbledhjen e hedhurinave ose t’i paguajnë kompensim shtetit për arsye se e ndotin ambientin jetësor. Tani për tani vetëm 35 kompani janë dakord që hedhurinën nga paketimi ta udhëheqë kompania e vetme me licencë për këtë, “Pakomak”.

Të gjitha kompanitë tjera nga 1 korriku 2011 duhet të gjejnë mënyrë ku do të lirohen nga paketimi. Këtë detyrë e kanë kompanitë e hedhurinave më e madhe se 800 kilometra qelq, 100 kilogram plastikë, 300 kilogram letër, karton dhe shumë lloje tjera të paketimit dhe 100 kilogram metali, dru ose lloje tjera të paketimit.

“Fakti ku një numër i vogël i kompanive e kanë zgjedhur ‘Pakomak’ për udhëheqje të hedhurinave nga paketimi kanë vërtetuar se kompanitë ende nuk janë të përgatitur që ta ndryshojnë ligjin. Firmat kërkojnë shtyrje të aplikimit të ligjit për një vjet ose gradualisht të ndryshohet, por Ministria e ekonomisë nuk pranon. Në varësi nga aktiviteti që e kryejnë, tani lirimi nga hedhurinat do të kushtojë prej 5.000 deri në1000.000 euro” shpjegon Vanja Stevkovska, konsultues juridik nga kompania konsultuese “Target komunikim”. Kompania “Pakomak”, ku në fillim të vitit ka fituar licencë për përzgjedhje dhe mbledhje të hedhurinave në komunat ku tani më kanë krijuar infrastrukturën.

Kështu janë: Shkupi, Prilepi, Ohri, Manastiri, Kavadari, Negotina, Shtipi, Gostivari dhe Tetova. Ata sipas pritjeve, për një muaj do të grumbullohen nga 1.000 tonë hedhurina nga paketimi. “ Do të fillojmë nga komunat dhe lloje tjera të hedhurinave. Kontratat janë para nënshkrimit dhe në çdo moment do të fillojmë”, thotë Filip Ivanovski, drejtor i kompanisë “Pakomak”. Në teren shumë vështirë shkojnë bisedimet me ndërmarrjet publike dhe me komunat, kurse qytetarët dhe tregtarët që janë pjesë e procesit të mbledhjes së hedhurinave nga paketimi ankohen se askush nuk iu ka treguar se si do të funksionojë ajo. “Pakomak” nuk ka infrastrukturën e vet për mbledhje të hedhurinave, kurse ndërmarrjet publike ku duhet ta bëjnë këtë në llogarinë e tyre nuk e pranojnë çmimin e ulët. “Nuk mundemi të përgjigjemi për arsye se atë që na e ofron ‘Pakomak’ është larg nga logjika e zbrazët. Na ofrohen 6 euro për një ton hedhurinë, me çka është e pa pagueshme. Me këto të holla nuk mundemi ta mbajmë infrastrukturën ku kemi investuar në vitet e kaluara. Disponojmë me 250 punkte, me nga tre sade me hedhurina të përzgjedhura dhe për çdo muaj mbledhim rreth 60 ton letra dhe plastika dhe i shesim në firmat ku merren me riciklim. Tani këtë punë duhet ta mbarojmë për ‘Pakomak”, thotë Zllatko Risteski, drejtor i Ndërmarrjeve publike në komunën e Prilepit.

Dënimet për ato që nuk do ta organizojnë mbledhjen e hedhurinave sillen rreth tre deri në gjashtë mijë euro, kurse shtesë do të paguhet edhe kompensim, ku për paketimin e qelqit për një ton është 4.500 denarë, për plastikë 20.000 denarë, për letër dhe karton 6.200 denarë për një ton, për konserva 8.500 denarë, për saksia metale 6.200 denarë dhe për paketim të produkteve të drurit nga 4.000 denarë për një tonë.