Mediat ndërkombëtare kanë lansuar sot lajmin për arritjen e marrëveshjes së kompanisë 3Power Energy Group me një grup investimi nga Shqipëria për të marrë 75 përqind të të drejtave të konçesionit për projektin e hidrocentralit të Shalës. Lajmi i cili është bërë i ditur nga media të ndryshme, por më së pari nga sajti për energji, new net.com, raporton se ky hidrocentral ka kapacitet prej 127,6 MW. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare marrëveshja është kryer edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë së Shqipërisë dhe me aprovimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kompania 3Power Energy Group Inc. ka hyrë si nënkontraktues i disa kompanive shqiptare, raporton sajti.
Plot 20 milionë dollarë është vlera e këtij konçesionimi, ndërkohë që projekti pritet të kushtoj 180 milionë dollarë, ndërkohë që e gjithë puna pritet të përfundohet brenda 3 vitesh.
Megjithatë, skandali qëndron tek fakti se sipas të dhënave të Dhomës së kompanive të Energjisë, kompania 3Power Energy Group Inc. gjatë këtyre dy viteve të fundit nuk ka patur asnjë klient, pra nuk ka marrë asnjë punë për të kryer. Megjithatë, kësaj kompanie e cila është buzë dështimit, i është lejuar që të hyjë në tregun shqiptar.
Të dhënat në Yahoo Finance tregojnë se kompania ka pasur humbje prej afro 800 mijë dollarësh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2009 ka pasur humbje prej afro 2 milion dollarësh. Të gjithë humbjet e kësaj kompanie llogariten të jenë diku më shumë se 3 milion dollarë, ndërkohë që hyrjet nuk janë as 200 dollarë.
Friday, 06 January 2012 00:50