Nuakshot – Komiteti për Libinë dhe Unioni Afrikan (UA) sot nga kryeqyteti i Mauritaisë, Nuakshot apeloi për “ndalimin urgjent të të gjitha intervenimeve ushtarake” në të cilat do të sillen vendime për reformat në vend.
Në Komitetin për Libinë janë të anëtarësuar presidentët e pesë shteteve afrikane të zgjedhur për ndërmjetësues nga UA. Komiteti vendosi që të intervenojë sipas “hartës rrugore” që ështe pranuar në mars.
“Harta e rrugës parashikon ndërprerjen urgjente të të gjitha intervenimeve ushtarake, dërgimin e shpejtë të ndihmës ushtarake dhe dialogun mes palëve në Libi.
Ndërmjetësuesit sot duhet të udhëtojnë për në Libi.
Përfaqësuesi i NATO-s mbrëmë kumtoi se forcat e NATO-s kanë shkatërruar 17 tanke të forcave lojale të Maoamer Gadafit.
“Aeroplanët e Aleancës dje dhe natën para kësaj goditën 15 tanke në afërsi të qytetit Misrata dhe dy në jug të Bregës”, theksoi përfaqësuesi i Aleancës veriatlantike.
Ndërkohë, forcat lojale të Gadafit në pjesën lindore të Libisë rrëzuan dy helikopterë të kryengritësve.
Sunday, 10 April 2011 09:37