Komisioneri për të Drejtat eNjeriut në Këshillin e Europës, Nils Muiznieks i ka bërë thirrje autoriteteve greke që të zbardhin ngarjen mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli dhe të përmirësojë situatën në burgje.
“Unë jam i shqetësuar seriozisht sa i përket rastit të torturës që çoi në vdekjen e Ilia Karelit. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të funksionojnë pa ligje. Standardet e të drejtave tënjeriut duhet të mbrohen dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, është shprehur Muiznieks.
Komisioneri Muiznieks vlerësoi reagimin e intitucioneve gjyqësorë në Greqi duke i inkurajuar që të vënë para ligjit përgjegjësit e këtij krimi. /albeu/
Thursday, 03 April 2014 14:30