Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 17:27

Sipas kalendarit antik të fisit Maya parashikohet që ne do të shkojmë drejt përfundimit të një cikli në vitin 2012. Solstici dimëror mendohej të ishte data e fundit të tokës.

Më pas u përfol shumë mbi kometën Elenin.

Kjo kometë, për të cilën agjensitë hapësinore në mbarë botën nuk kishin thuajse asnjë informacion, përfshirë këtu edhe Nasa-n, do të kalojë shumë pranë tokës, më 16 tetor.

Mungesa e informacionit mbi këtë kometë është e pazakontë. Kometa vjen nga një zonë hapësinore që nuk njihet si zonë kometash. Kjo pjesë e hapësirës nuk monitorohej nga agjensitë hapësinore, pasi konsiderohej si një zonë pa interes.

Kometa parashikohet të kalojë 22 milje pranë tokës. Shumë njerëz besojnë se kjo kometë do të ketë efekt mizor mbi planetin tonë, megjithatë kjo do të zbulohet vetëm në 16 tetor. (LajmeShqip.com)