Tiranë- Komandanti i KFOR-it Erhard Drews po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sipas burimeve për shtyp, në ceremoninë zyrtare, e cila po organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes komandati Drews u prit nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe nga zyrtarë të lartë të mbrojtjes. 
Gjermani Erhard Drews e mori detyrën si komandat i KFOR-it në Kosovë në 9 shtator të vitit 2011, ndërsa më parë ka qënë komandant i divizionit të desantit ajror në Bundesëehr.
Aktualisht, në Kosovë ndodhen rreth 6000 ushtarë të KFOR-it, përfshirë edhe ushtarët të cilët erdhën si përforcim pas aksionit të 25 korrikut në veri të Kosovës.
KFOR-i është një trupë e armatosur ndërkombëtare e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas Luftës në Kosovë, me qëllim sigurinë në Kosovë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 12:17