Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 10:25

Kolombo – Të paktën tetë persona humbën jetën gjatë përmbytjeve, rrëshqitjes së dheut dhe nga goditjet e rrufesë në Sri Lankë, kumtuan autoritet.

Shirat e rrëmbyeshëm fundjavën e kaluar shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, në të cilën humbën jetën shtatë persona, kumtoi Qendra për shmangien e pasojave nga katastrofat natyrore.

Një person humbi jetën nga goditja e rrufesë, shton Qendra.

Stihia e ujit ka dëmtuar 284 shtëpi, ndërsa pasojat i përjetun rreth 20. 000 njerëz.

Përmbytjet në Sri Lankë gjatë janarit dhe në fillim të majit morën 50 jetëra, ndërsa pasojat e motit të keq i ndjenë mbi një million persona.