Të gjithë ne jemi duke bërë valixhet gati për udhëtim dhe mezi po presim për të zbuluar dhe eksploruar sa më shumë vende të reja. Vera tashmë ka mbërritur, duke na sjellë me vete një sërë mundësish për t’u argëtuar në diell.
Megjithatë, të gjithë ato persona që duan të ndjekin modën gjatë gjithë verës, duhet të frymëzohen nga koleksionet më të fundit që janë shfaqur. Në qoftë se po kërkoni të perfeksiononi gardërobën tuaj, mjafton vetëm t’i hidhni një sy koleksionit më të fundit të “Kohls”.
Nëse jeni në dilemë për stilin e modës që ju duhet të vishni, që të dukeni sa më vajzërore, elegante dhe e mrekullueshme, atëherë për këtë ju vjen në ndihmë Lauren Conrad me dizajnet për “Kohl’s”.
Bluza të thjeshta, bluza të punuara me grep, pantallona të shkurtra, fustane të freskët, funde me ngjyra nga më të ndryshmet ose me lule të cilat do i japin veshjes suaj një pamje verore.
(LajmeShqip.com)
Tuesday, 26 June 2012 09:15 




