Piercing, tualet “smokey”, femra fatale, janë këto elementët që e bëjnë këtë koleksion të duket edhe më tërheqës.
Hyni në dhomën e arit të ekstravagancës për t’i hedhur një sy kësaj mrekullie të vërtetë!
Ky koleksion është maksimalisht i sofistikuar dhe shumë femëror. Katalogu me foto të mrekullueshme reklamon xhaketa elegante dhe fustane mbrëmjesh me nuanca ari, të cilat shkëlqejnë në trupat e modeleve.
Aksesorët ishin gjithashtu të përfshirë në koleksion në mënyrë që të jepnin një pasqyrim të detajuar për ta kthyer këtë koleksion në diçka më mbresëlënëse. Çantat e veçanta, këpucët me taka të larta, çdo gjë shik dhe shumë moderne. Emri Gucci është padiskutim sinonim i tapetit të kuq!
(LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 10:34 




